-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermanët bëjnë me ‘krahë’ Dumanin: SPAK, kyç për Shqipërinë në BE

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff.

Të pranishëm në këtë takim ka qenë Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Karlfried Bergner, Oficerët Ndërlidhës të atashuar pranë kësaj ambasade, Drejtuesi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Arben Kraja, Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar, Adnan Xholi, Drejtuesi i Seksionin kundër Korrupsionit, Klodjan Braho si dhe Këshilltari Ligjor Fabian Zhilla.

Në këtë takim u diskutua marrëdhënia mjaft e mirë midis agjencive ligjzbatuese të shtetit Gjerman dhe SPAK. Dumani falënderoi përfaqësuesit e këtij delegacioni për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj SPAK, duke shprehur konsideratat më të larta për nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike midis palëve.

Saathoff, nënvizoi se SPAK është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili konsiderohet nga shteti gjerman si një ndër institucionet kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit