-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Sa e pash nxora thikën’, 10 goditje fatale, shqiptari tregon sesi vrau ish-gruan në rrugë

Kryesoret

“Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas”, ka rrëfyer 50-vjeçari Eduart Danaj, i cili vrau gruan e tij në mes të rrugës mëngjesin e së enjtes (16 Maj) në Menidi.

Sipas provave të mbledhura hetuesit, autori i dyshuar i kishte ngritur pritë ish-bashkëshortes së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre ku konsumoi një sasi të madhe alkooli.

Diçka që bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij, ai pinte dhe pastaj e dhunonte. Por policia greke e gjeti gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

Gjatë marrjes në pyetje rrëfeu vrasjen: “U zgjova në mëngjes dhe shkova tek vendi ku e vrava sepse e dija që do kalonte në orën 05:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori tha: “Nuk duroja dot të shikoja duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Gruaja e kishte denoncuar tre herë tek autoritetet ish-bashkëshortin e saj, i cili edhe i mori jetën.

Në një video të publikuar nga protothema.gr dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër me autorin. Siç kishte deklaruar 40-vjeçarja në dëshminë e saj kur bëri denoncimin, ata kishin 14 vite bashkë dhe dy fëmijë, një vajzë 21-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar, por nuk kishin shkuar kurrë mirë si çift pasi e kishte rrahur dhe kërcënuar, ndërsa gjatë kohëve të fundit 50-vjeçari e ka vëzhguar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit