-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-A është në hetim Veliaj? Dumani: Nuk flas! Asnjë lek për inceneratorët

Kryesoret

Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD Dashnor Sula, gjatë raportimit të tij sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme.

Sula e pyeti nëse ka nisur procedim ndaj Erion Veliajt, teksa Dumani ka deklaruar se për këtë pyetje nuk jep përgjigje.

Sula e pyeti edhe lidhur me një deklaratë të Veliajt, kur tha se janë kolegë, teksa Dumani u shpreh se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH.

“A ka nisur një procedim ndaj Veliajt? A e keni koleg”, iu drejtua ndër të tjera Sula Dumanit.

“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është cështje hetimi.

Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se po bëhen hetime investime për Inceneratorin e Tiranës dhe se asnjë lek nuk shkon për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

Që nga muaji gusht është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit