-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova burg me qira për danezët, fiton 210 milionë Euro

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit të burgut në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitojë 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit Kosova do të vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli. Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit