Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vashtëmi, Maliq, ku një 64-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është identifikuar si F.A., ndërsa për rastin dyshohet se 64-vjeçari është vetëvarur.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune” thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.