-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-opozitës: Largimi i 1 mln shqiptarëve, gënjeshtër e ligë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Milano në takim me diasporën, përgenjështroi akuzat e opozitës se në Athinë shkoi me patronazhistë. Rama gjithashtu mohoi se nga Shqipëria janë larguar 1 milion shqiptarë.

“1 mln shqiptarët të larguar. Është gënjeshtër e ligë dhe e turpshme njëlloj si ajo e autobuzëve të ardhur nga Tiranë që ofendon dinjitetin patriotik të shqiptarëve të Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin e manifestuar krenarinë për Shqipërinë.

E vërtetë është që në 10- vite kanë ikur më shumë se shqiptarë se sa janë kthyer. Por Shqipëria e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku nuk ka as punë e shpresë, është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e gojëve që përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që në 1912. Që prej asaj ditë më të ligjtë e armiqve të vet Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet.
Shqipëria ka një luftë të madhe me krimin e korrupsionin, të trashëguar nga shekuj ndarje të dhunshme me Europën.

Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari si ju që e di se asgjë nuk arrihet pa mund e sakrifica” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit