Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Bllok. Avokati u qëllua nga dy persona me levë. Ai është dërguar për mjekim në spital. Autorët ende nuk janë identifikuar.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur Sokol Mengjesi me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.
Pritë dhe dajak! Vjen njoftimi i policisë, kush e rrahu avokatin e Berishës?