-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlorë/ Babë e bir ‘fermerë’ kanabisi, droni i nxjerr zbuluar

Kryesoret

Babë e bir janë arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohen se kultivonin lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, u sekuestrohen 135 fidanë kanabis sativa. Bimët kultivoheshin në vendin e quajtur “Përroi i njomë” në fshatin Rromës.

“Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit 58 vjeç dhe 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit