Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit për mbështetësit e tij akuzoi Edi Ramën se ka investuar vetëm 38 milionë euro për rrugët që i shërbejnë turizmit malor.
“Rama ka shpenzuar vetëm 38 milionë euro në rrugë për turizmin malor. Sa erdhi në pushtet, hoqi ligjin që ndihmonte investimet në këto zona”, tha Berisha.
Ai u shpreh se turizmin po e përdor si drogë dhe po gënjen shqiptarët me të.
“Hoqi ligjin me të cilin investimet në zonat malore që përjashtoheshin nga taksat për një periudhë 8-vjeçare. E riktheu këtë ligj për bregdetin, aty ku e urdhëruan trafikantët e drogës”, tha Berisha.