Tuneli i Llogarasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte kryeministri Edi Rama, zv/Kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të Qarkut Vlorë.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Tuneli i Llogorasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë.
Ai shkurton distancën nga Dukati në Palasë nga 40-45 minuta në vetëm 7-8 minuta. Belinda Balluku tha se këtë vit tuneli do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.