-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Berisha: Rama po u nxin jetën shqiptarëve, 83% duan të ikin

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur nëpërmjet një videomesazhi në protestën e sotme tha se Rama po ia u nxin jetën shqiptarëve dhe se 83% e tyre duan të largohen

Sali Berisha: Të dashur qytetarë të mbledhur sot në Tiranë në të katër anët e vendit, Diaspora dhe kudo që janë shqiptarët. E errët dhe e gjatë si nata e dimrit, asnjë shqiptar vec hajdutëve të Rilindjes nuk ka shpëtuar pa marrë plagë nga dekada e Ramës, e zbrazjes se Shqipërisë. Këto do të mbeten përjetë shenja mbi atë që i pësuan. Kjo plagë do të dëmtojë tërë jetën shëndetin e 47% të shqiptarëve që janë të ushqyer më keq se Ruanda. Kjo plagë do të shoqërojë cdo të ri sipas sipas PISA-s për nivelin e arsimit. është ajo plagë që sot kanë të rinjtë që sot nuk mund të sigurojnë asnjë garsioniere për jetën e tyre. Shqipëria sheh veten të zbrazet nga mbi një milion bija të saj. Këta përvec rilindasve janë dërrmuar. Kjo u ka shuar ëndrrën për Shqipërinë. Si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilacet. Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament. Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria. Por e keqja nuk ka fund. Shqipërisë sot i kanoset një kërcënim akoma më i madh sepse 83% e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin. Gjendemi përballë një katastrofe. Spastrimi etknik i Shqipërisë po ndodh. Sepse Rama vendosi kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv. Ne kemi pasur armiq racistë ndaj kombit po aq të egër sa nazistët për hebrejtë. Platforma e dëbimit masiv të Cubrillovicit dhe qeverisja e Ramës janë si dy pika ujë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit