Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ballkonin e banesës tha se dje në Shqipëri nisi një betejë pa kthim për qeveri teknike.
“Dje, në Shqipëri nisi beteja pa kthim e shqiptarëve që nuk është bërë ndonjëherë më parë për qeveri teknike, për votën e lirë, për ndryshim, rotacion dhe fitoren e opozitës”, u shpreh Berisha.
Sipas tij protesta e djeshme faktoi që sot janë më shumë si opozitë e vërtetë dhe shumica numerike e shqiptarëve.
Berisha theksoi se shpresa është arritja më e rëndësishme e ditës së djeshme.