Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar në lidhje me pamjet kur u dogj me molotov flamuri shqiptar nga protesta e djeshme e opozitës.
“As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture, që do i shërbejnë çdo qeverie dhe çdo bashkie që do të shërbejë aty. Kur shkon dhe djeg bashkinë, kryeministrinë, flamurin, tregon se je komplet jo dinjitoz për t’u konsideruar si një ofertë serioze”, tha Veliaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ata që djegin flamurin, gomat, ndërtesat do tu japin përgjigje forca më e madhe qytetare në zgjedhjet e ardhshme.