Këshilltari i PD-së këshillin bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti shprehet se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë.
Ai u shpreh se PD ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas
“Krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vemendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja”, thekson Teliti.