Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga deputetja e PD, Albana Vokshi.
Dumani u përgjigj përsa i takon krimeve zgjedhor dhe dha një bilanc të hetimeve.
Ai tha se SPAK ka gati një strategji që pritet ta publikojë në janar të vitit 2025 për krimet zgjedhore.
Ndërsa sa i takon çështjes McGonigal dhe pyetjes se përse Rama nuk është thirrur në SPAK ai tha se është në hetim paraprak.
“Është në hetim paraprak, është në vlerësimin e prokurorit se kë do thërrasë dhe kur do e thërrasë. E vlerëson ai kush është momenti më i përshtatshëm për të kryer veprimin e hetimor”, shprehet Dumani.