Ambasada Amerikane ka rikonfimuar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura,
Një ditë pas sulmeve ndaj Altin Dumanit nga deputetët e PD në Kuvend, Ambasada Amerikane ka rikonfimuar mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme.
Ambasada Amerikane ka deklaruar se do të vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë”, deklaron Ambasada Amerikane.
Ditën e sotme OPDAT zhvilloi në Shkodër një seminar koordinues , me pjesë marrje të ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë edhe Dumani, ku në fokus të diskutimeve ishin përparësitë kryesore të SPAK-ut.
“Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, thuhet në reagim.