Lulzim Bashka me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar në lidhje me marrësveshjen për reformën zgjedhore.
Basha shprehte se pak orë ndajnë nga formalizimi me votë i një pazari të mbyllur që nga viti 2008 midis Ramës dhe Berishës.
“Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve. Ata sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkarisht, sepse nuk duan t’i fuqizojnë qytetarët duke i dhënë forcë votës së tyre, por duan t’i trajtojnë si dele”, shkruan Basha.
Ai thekson që shqiptarët duan një reformë të vërtetë zgjedhore por Rama dhe Berisha jo.
Basha shprehet se ata po bëjnë një puç kushtetues kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.