-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Abuzimi me rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve

Kryesoret

Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve ku shumë qytetarë janë shfaqur të shqetësuar.

Xhixho shprehet se në krahasim me Italinë fqinje për të njëjtat produkte paguajmë 70-80% më shumë edhe pse pagat në Shqipëri janë shumë herë më të ulëta.

“Rritja e çmimeve po arkëton më shumë para në buxhetin e shtetit se një vit më parë. Në katër muajt e parë të vitit u mblodhën 231.6 miliardë lekë, plot 24.1 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Në vend që të shkojnë për shtresat në nevojë, arsim cilësor apo shërbim shëndetësor, ato do të përfundojnë në xhepat e klientëve të qeverisë dhe ministrave të saj të korruptuar”, shkruan Xhixho.

Sipas saj Shqipëria dhe shqiptarët janë futur në një spirale korrupsioni dhe abuzimi që vetëm thellohet.

“Shqiptarët vijojnë të mbeten të fundit në Europë për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane. Rritja ekonomike nuk ka prodhuar mirëqenie, sepse ekonomia e vendit është vënë në funksion të një pakice, e cila me bekimin e qeverisë shmang taksat e ndan me të paratë e taksapaguesve të varfër”, thekson Xhixho.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit