Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të vëllait të tij për motive pronësie, një vit më parë.
Operacioni policor “Sundimi i ligjit” ka çuar në arrestimin e tij, pasi ishte në kërkim për këtë ngjarje. Sipas njoftimit të policisë, ai është kapur në zbatim të masave të përcaktuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, duke iu nënshtruar masës së sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Materialet procedurale tashmë janë dërguar te Prokuroria për veprime të mëtejshme ligjore.