Ministria e Mbrojtjes njofton se në Malin e Thatë në Pustec ka nisur ndërhyrja nga ajri.
“Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje për partnerët evropianë për mbështetjen në momentet e vështira që po kalohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin.