Mbrëmjen e sotme do të nis festa e Birrës në qytetin e Korçës, e cila do të zgjasë pesë netë. Kjo festa zhvillohet çdo vit nga datat 14 deri më 18 gusht.
Policia ka marrë masa në bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri te rreth-rrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.
Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.
Në të gjithë qytetin do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”