Jasir Asani duket se e ka nisur gjithçka nga e para me skuadrën e Guangju në kampionatin e Koresë së Jugut.
Ai për të dytën ndeshje radhazi ka gjetur rrugën e rrjetës për skuadrën e tij në kampionatin korean.
Asani shënoi me penallti në minutën e 15 të ndeshjes së sotme, duke i dhënë kësisoj avantazhin ekipit të Guangju.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po lufton për t’u ngjitur në zonat më të larta në klasifikim.