-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti bisedon me senatorin Chris Murphy për zhvillimet në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bisedoi me senatorin amerikan Chris Murphy për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për sigurinë në rajon.

Takimi mes tyre u zhvillua në margjinat e Konventës Kombëtare Demokratike në Çikago të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre me vendimet e fundit të qeverisës së Kurtit për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri si dhe për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

Kurti tha të hënë se hapja e urës mbi lumin Ibër do të bëhet bazuar në një plan të cilin Qeveria e tij, siç tha ai, e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

“Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit