Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit, thotë policia.
Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. Autori ende në kërkim.
‘Bild’ thotë se një burrë goditi qytetarët. Një kërkim i madh është duke u zhvilluar, me helikopterë të policisë për kapjen e autorit.
Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit.