I dënuari Fotaq Zaharia 64 vjeç ka ndërruar jetë në QSUT në orën 01:10 të datës 26 gusht, pasi ishte shtruar me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.
Ai po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.
Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.
Fotaq Zhaharia i cilësuar si i forti i Vlorës gjatë viteve 1997-2007 pasi grabitjet dhe pengmarrjet me armë që kryente kaluan në sitëne verifikimit financiar katër vite më parë.
Në 17 qershor në 2001 së bashku me Ermir Habilin, Armando Bega dhe Haxhi Hoxha janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të komisariatit të Vlorës, ku ndodheshin masë sigurimi “arrest në burg” të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”.
Ai në vitin 2007 mbeti i plagosur ditën kur u arrestua nga shkëmbimi i zjarrit me policinë dhe në vitin 2002 u dëmshpërblye me urdhër të Strasburgut me 13 mijë euro. Ndërsa në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut dhe në vitin 2016 kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e e tij. Vendimi nuk gjeti zbatim, pasi mjekësia shqiptare pretendonte se e kishte të pamundur.
Çështja vijoi në Strasburg ku vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, detyroi qeverinë shqiptare ta dëmshpërblente të dënuarin me 15 mijë euro, nga të cilat 13 000 për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 euro, për kostot dhe shpenzimet.