-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita në protestë: Revolta duhet të zbrazë Kryeministrinë dhe bashkinë

Kryesoret

Opozita ishte sot sërish përballë bashkisë së Tiranës në protestë. Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti është shprehur se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë

“Dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është godina e kryeministrisë dhe kjo e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve.

Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje, kanceri nuk njeh je i majtë apo i djathtë por paratë që vidhen çdo ditë me mbetjet e kanë një ngjyrë është ajo e kuqja e rilindjes.

Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulta në Europë dhe me korrupsionin më të lartë të Europë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigracionit ku e shikoni europianizmin ju qytetarë dhe ndërkombëtar. Në cilin aspekt e keni parë europinizmin ju në tenderat pa garë, në korrupsion apo në taksat që vidhen.

Shqipëria do të bëhet evropiane nëse drejtohet nga njerëz që e duan Shqipërinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit