Sot është dita e ndeshjes në Ligën e Kombeve për Shqipërinë ndaj Ukrainës, ndërsa kompanitë e basteve kanë shpallur ditë më parë edhe koeficientet për sfidën e parë, që do të zhvillohet në orën 20:45.
Deri sot asgjë nuk ka ndryshuar dhe favorite shihet kombëtarja e Ukrainës. Fitorja e tyre kuotohet me 1.75, ndërsa një barazim ka koeficientin 3.55.
Një sukses i mundshëm i kuqezinjve në këtë ndeshje kap kuotën 4.70./PANORAMASPORT.AL