-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kjo qeveri e rrënoi arsimin, numri i nxënësve u përgjysmua

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se numri i nxënësve është përgjysmuar.

“Se sot u ulën në bankat e shkollës 350 mijë nxënës, ndërkohë që në vitin 2013, në këto banka u ulën 630 mijë nxënës. Pra në tetë vite të Rilindjes, kësaj mortaje krimi, numri i nxënësve në shkollat tona, u përgjysmua. Kjo rënie e frikshme ka sjellë mbylljen të rreth 750 shkollave në mbarë vendin. Kjo rënie e frikshme ka sjellë pothuajse mbetjen pa fëmijë, pa nxënës të shumë e shumë zonave të vendit. Kjo rënie vazhdon me ritme të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha.

Më tej ai tha se qeveria rrënoi arsimin dhe e shndërroi atë në institucionin e partisë dhe patronazhistëve.

“E shndërroi atë, infrastrukturën e tij, në një infrastrukturë në të cilën krerët e qeverive vendore të partisë së krimit vjedhin nga 70 deri në 90 përqind të fondeve të dedikuara për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit