Kryeministri Edi Rama foli për platformën Deputeti që Duam, ku po marrin pjesë edhe disa prej aplikantëve.
Rama tha se kjo platformë është vendosur në qendër të procesit së PS për zgjedhjet 2025.
“Platforma nuk është një instrument që për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi që ndryshe nga hera e parë, fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se të regjistrohen kandidatët që do të jenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të PS”, u shpreh Rama.
Ai tha që avantazhi i aplikantëve që vijnë më parë është vetëm koha që kanë në dispozicion për të treguar se janë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë.
“Askush nuk do t’u vijë pas për të kërkuar llogari, për t’ju mësuar, do ju ndjekim në distancë për të parë sesi promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur, dhe që nesër kur të vijnë zgjedhjet të jetë i njohur në komunitetin e tij, në një rreth të caktuar profesionistësh, i njohur në rrjete sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do zgjedhin ta mbështesin. Kjo platformë është për të gjithë ata që përndryshe nuk u vjen radha”, tha Rama.









