Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga shkolla e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd.
Rama thotë që ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit.
“Shkolla e re Muhedin Sherifi sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.