Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës.
Dyshohet se banesa është e pabanuar dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht nga një shkëndijë elektrike si pjesë e amortizimit të shtëpisë. Nga zjarri rrezikohet edhe një banesë tjetër që ndodhet afër.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.