-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan anulon Parlamentin, bllokon Tiranën dhe hap xhaminë

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Erdogan vjen sot në Tiranë ku do të pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë. Pas mesditës do të mblidhet këshilli i bashkërendimit të nivelit të lartë e mes dy vendeve pritet të firmosen disa marrëveshje.

Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, të dy do mbajnë një deklaratë, për të vijuar më tej rreth orës 16:50 me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Për shkak të vizitës u anulua seanca e parlamentit.

Axhenda

11:30 
Ceremonia e pritjes në presidencë, takim me presidentin Begaj
12:15
Takimi i Kryeministrit me Presidentin Erdoğan
13:15
 Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25
Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve 
14:35
Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
16:50
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Rrugë që do të bllokohen

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit