Opozita u rikthye në protestë para bashkisë Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se opozita nuk do të tërhiqet. Ai deklaroi se, opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia për krimet e Erion Veliaj dhe Edi Ramës.
Erion Veliaj çdo ditë që qëndron në detyrë, në fakt na shton më shumë urrejtjen dhe në këtë mënyrë ai shton dhimbjen e vet, për ndëshkimin që do ai do të marrë nga popullit. Ky nuk është një kërcënim, por një paralajmërim që Erion Veliaj nuk ka për të bërë gjumin e qetë, deri ditën kur në këtë tokë të ketë shqiptar.
Është e vërtetë që ky sistem sot ka kapur për fyti drejtësinë, që thërret 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje dhe afërmendsh nuk guxon ti përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Që edhe sot po paguan 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet, për inceneratorin e Tiranës.
Në mbledhjen e fundit bëri një tjetër krim, duke shkatërruar 104 vite histori futbolli të klubit Tirana. U bëj thirrje të gjithë tiransëve dhe tifozëve që të mos pranojnë këtë vendim që zhbën historinë e tyre’, tha Tedi Blushi.