-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon Serbinë që përbën rrezik për rajonin!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vizitën e Presidentit turk Erdogan në Tiranë, por edhe Serbi.

“Do bëj edhe një sqarim këtu, ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë, sepse projekti më ka ardhur në zyrë me kryearkitektin e studios, çdo gjë ka qenë marrëveshje mes KMSH dhe familjes pronare apo familjeve pronare, të cilat bujarisht i dhuruan një sipërfaqe toke komunitetit. Dhe komuniteti pranoi që në plotësim të kushteve urbanistike, pa shkelje, të ndërtonin edhe ata një pronë në pronën e tyre.

Kurse Edi Rama sillej me një maket që e ngrinte herë këtu dhe aty, por ishte kundër Namazgjasë. Pra, e mbyll këtë fjalë me një thirrje shumë miqësore për besimtarët, por edhe ortodoksë dhe katolikë, mos lejoni kurrë të politizojë, të përdorë nga politika. Kushtetuta ka një nen të artë që ndan shtetin nga feja dhe ky është interesi më i mirë i besimeve fetare.

Përpjekjet e Edi Ramës për politizim janë përpjekje satanike, antishqiptare dhe antikushtetuese. Sigurisht nuk më vjen mirë absolutisht që Turqia të kontribuojë në forcimin e një ushtrie, e vetmja në rajon që përbën rrezik për paqen dhe stabilitetin.

Dhe në vend që të shpallet një embargo ndaj një vendi që nuk respekton embargon ndaj Rusisë, deklarohet se do investohet dhe do ketë shitje armësh, etj, etj.

Në fund të fundit, shqiptarët duhet ta dinë, ne jemi për marrëdhënie miqësore me Turqinë, por marrëdhëniet nuk mund të jenë kurrë ato që duhet kur kanë autokracitë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit