Partizani triumfoi me rezultatin 2-0 në miqësore ndaj Kukësit në stadiumin “Arena e Demave”.
Në minutën e 11-të Piloto zhbllokoi takimin, ndërsa gali i dytë u shënua nga Christian Mba në minutën e 66-të.
Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të, për reagimin ndaj arbitrit, pas një faulli.