Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim iu drejtua Edi Ramës në lidhje me ngjarjet që ndodhën sot në parlament.
Berisha iu drejtua Ramës që “ti që dërgon banditë të armatosur kundër deputetëve, i bindur të jesh se nuk ka tunel, nuk ka vrimë miu që të shpëton ty nga vrulli i urrejtjes popullore, mosbindjes civile. Në Surrel qoftë apo kudo tjetër, të dërgosh RENEA-n kundër deputetëve, t’u nxjerrësh armët e zjarrit deputetëve, përsërit skenarët e viteve ’45 të sojit të paraardhësve të Edi Ramës dhe Hoxhës në krye të rendit. Parlamentin e asgjëson, e shndërron në institucion krimi. Në një institucion ku Kushtetuta digjet”.
Më pas Berisha tha që Edi Rama së bashku me bastardin e familjes Hoxha në krye të rendit mendoi se do ti frikësonte deputetët me banditë të armatosur.