-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

Kryesoret

Presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan ka ngritur padi kundër kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit Ekrem İmamoğlu për dëmshpërblim jomaterial prej 1 milion lirash.

Sipas mediave të huaja, Erdogan ka ngritur padinë me arsyetimin se kryebashkiaku i Esenyurt Ahmet Özer ka bërë akuza të rreme, shpifëse ndaj tij, në fjalimin e tij ku bënte thirrje për protesta.

Në padi thuhet se İmamoğlu ka bërë akuza shpifëse të pabaza ndaj Erdoganit dhe ka shkelur të drejtat personale të Erdoganit në tubimin e mbajtur ku kërkonte të protestohej kundër arrestimit të Ozerit më 31 tetor, me qëllim sipas padisë poshtërimin publikisht të Presidentit.

Gjithashtu thuhej se shprehjet “me shkop në dorë” dhe “një qeveri që ndjek lëvizje të errëta” që përdori İmamoğlu ndaj Erdoganit e tejkalonin qëllimin e tyre dhe jo vetëm dëmtuan reputacionin e Presidentit Erdogan, por edhe e tërhoqën popullin në urrejtje duke shtrembëruar faktet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit