-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shton kritikat ndaj Izraelit për gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant të hënën dhe kërkoi veprime të mëtejshme për të rritur ndjeshëm ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, tha Departamenti i Shtetit përmes një deklarate.

“Sekretari i Shtetit rishikoi veprimet që Izraeli ka ndërmarrë deri më sot dhe kërkoi veprime të mëtejshme për të rritur dhe mbështetur ndjeshëm ndihmën humanitare, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe furnizimet e tjera thelbësore, për civilët në të gjithë Gazën”, tha Departamenti i Shtetit pas thirrjes.

Administrata e Presidentit Biden po shton kritikat ndaj Izraelit për mungesë të veprimeve të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet humanitare në Rripin e Gazës, ndërsa zyrtarët izraelitë i afrohen një afati 30-ditor për të përmbushur disa kërkesa të Uashingtonit ose të rrezikojnë kufizime të mundshme të ndihmës ushtarake.

Administrata e Presidentit Biden gjithashtu po dënon dhunën e fundit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë hebrenj dhe po bën thirrje që përgjegjësit e këtyre veprimeve të sillen para drejtësisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, të hënën i dha Izraelit një notë “të dobët” për sa i përket përmbushjes së kushteve për përmirësimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të paraqitura në një letër muajin e kaluar drejtuar zyrtarëve të lartë izraelitë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Ai tha se kanë mbetur rreth nëntë ditë deri në skadimin e afatit, por përparimi i kufizuar deri më tani ka qenë i pamjaftueshëm.

“Që nga sot, situata nuk është përmirësuar ndjeshëm”, tha zëdhënësi Miller për gazetarët. “Ne kemi parë një rritje në disa aspekte. Por rekomandimet e paraqitura në letër nuk janë përmbushur.”

Një ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, administrata e Presidentit Biden qortoi aleatin e saj të ngushtë. Mbështetja për Izraelin është një çështje kyçe për shumë votues dhe kriza humanitare për palestinezët është gjithashtu një faktor për një numër votuesish amerikanë. Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harris kanë bërë fushatë për të siguruar mbështetjen e votuesve myslimanë, arabo-amerikanë dhe atyre hebrenj në shtetet e pavendosura si Miçigani dhe Pensilvania.

Para më shumë se një viti, militantët e Hamasit vranë 1,200 persona dhe morën peng 250 të tjerë, duke nxitur luftën e tanishme. Izraelit thotë se beson se Hamasi ende mban 101 pengje, përfshirë 35 persona që sipas ushtrisë kanë vdekur.

Kundër-ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 43,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së këtij territori, që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.

Qeveria amerikane dhe vende të tjera perëndimore i kanë shpallur Hamasin dhe Hezbollahun organizata terroriste./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit