-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Buxheti 2025 është i vjedhjes së klientëve të qeverisë, jo i qytetarëve

Kryesoret

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjetin e saj social shprehet se buxheti 2025 është buxheti i vjedhjes, i cili është në shërbim të Edi Ramës dhe jo të qytetarëve.

Xhixho thotë që buxheti 2025 prej 8.2 miliardë eurosh është torta që ndan qeveria për veten dhe për klientët e saj.

“Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për punët publike, ku për shkak të kostove të fryra në mënyrë fiktive, mund të vidhen më kollaj paratë e shqiptarëve.
Si pasojë: Rreth 800 mijë pensionistë marrin vetëm 16 milionë euro, që do të thotë se qeveria do të vijojë të tallet me ta. Nuk ka rritje pagash, ndërkohë që jemi vendi me pagën mesatare më të ulët në rajon. Nuk mbështeten shtresat në nevojë, që do të thotë thellim i varfërisë ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës vetëm rriten. Nuk ndryshon taksa që penalizon fermerët. Vetëm 40 milionë euro për kategorinë që kontribuon me mbi 20 % PBB e vendit. Mbetet në 2.5% e PBB buxheti i shëndetësisë, ndërkohë që shqiptarët vijojnë të paguajnë nga xhepi të paktën 60% të shpenzimeve shëndetësore. Mbetet 2.1% e PBB buxheti i arsimit, ndërkohë që dështimi në testet PISA dhe shpopullimi masiv tregojnë dështimin në këtë sektor”, shkruan Xhixho.

Ajo thekson se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por i klientëve të qeverisë, të cilët do të vijojnë që të përfitojnë përmes koncensioneve e tenderave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit