Mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 4 në Korçë u arrestua një 41-vjeçar pasi ka plagosur me thikë ish partneren e tij.
41-vjeçari Ilia Xani ka qenë duke kaluar në rrugë kur ish partnerja e tij Mandarina Çela e ka ndaluar dhe i ka kërkuar që mos ta ndjekë. Ka nisur konflikti dhe në një moment 41-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur atë. Mandariana ka marrë plagë në mjekër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 41-vjeçari ndodhet në komisariatin e policisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale.