Një tërmet i magnitudës 3.5 ballë ka goditur Atikën mesditën e sotme, sipas raportimeve të Institutit Gjeodinamik të Greqisë.
Lëkundjet ishin ndjerë edhe në Athinë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.
Sipas matjeve, epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra në lindje të Kapandritit, me thellësi fokale prej 5 kilometrash.