Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj ka folur para ndeshjes me Ukrainën, duke theksuar nevojën për një lojë më sulmuese. Ai do të jetë në fushë që nga minuta e parë.
“Duhet ta mbajmë fort mbrojtjen, por po ashtu duhet të dalim më shumë në sulm dhe të krijojmë më shumë mundësi, sepse goli realizohet kështu. Nuk varet vetëm nga ne, sepse ka edhe ndeshje të tjera si ajo e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ne duhet të mendojmë për ekipin tonë, të futemi të përqendruar dhe ta fitojmë këtë ndeshje,” tha Mitaj.









