Policai e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen për mashtrim dhe mbulim të së vërtetës.
Më 4 tetor të këtij viti në aksin rrugor “Valias-Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” 22-vjeçari me iniciale A.K., ka humbur kontrollin dh si paosjë ka dalë nga rruga.
Për të përfituar dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve, 22-vjeçari së bashku me 25-vjeçarin me iniciale I.T., kanë inskenuar një përplasje me makinën tip “Volksvagen Golf”. Më pas i kanë paraqitur policisë rrugore të dhëna të rreme për makinën që të sigurphet.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.