Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar pais akuzohet se ka dhunuar partneren e tij italiane.
Sipas mediave italiane, 40-vjeçarja tha se shqiptari nuk kishte pranuar që të ndahej dhe si pasojë e ka goditur atë. 35-vjeçari e ka sulmuar me shkela dhe grushta duke e goditur në fytyrë, dhe më pas është larguar nga shtëpia.
Ndërsa partnerja e tij italiane është dërguar në spitalin Villa Scassi. Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Genoa Marrassi.