Policia Crotone në Itali ka shkatëruar një organizatë të dyshuar të trafikut të drogës, ku rreth 40 persona përfunsuan në burg, 4 në arrest shtëpie dhe 5 me detyrim paraqiteje.
Operacioni i koduar “Grecale” dhe gjykatësja hetuese e qarkut Catanzaro, Roberta Carfieto nënshkroi urdhërat eparaburgimit bazuar në kërkesën e prokurorëve Domenico Guarascio dhe Paolo Sirleo, të cilët koordinuan hetimet. Kjo organizatë furnizohej me lëndë narkotike në Locride, Piana di Gioia Tauro dhe Pulia. Ata akuzohen edhe për krime me armë.
Masat u kryen nga Skuadra të të ndryshme Fluturuese dhe nga Shërbimi Qendror Operativ i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Njësitë Lëvizëse.Personat e përfshirë janë të gjithë nga zona e Krotonit, përveç njërit me kombësi shqiptare. Ai është identifikuar si Bardhyl Shaba 33 vjeç.