Kryeministri i PDK-së Bedri Hamza pas takimit me Edi Ramën ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj.
Hamza thotë që ishte një bisedë e përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Ai thekson që me besim dhe shpresë ecim përpara.
“Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!”, shkruan Begaj.