Policia ka proceduar 17 deputetë të partisë demokratike nga protesta që u zhvillua mbrëmjen e djeshme nga opozita.
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me këtë.
Korreshi shprehet se policët i kanë dërmuar nga brinjët dhe i kanë gjuajtur me shkelma.
“Qyqa Policia e Tironës na paska proçeduar penalisht 17 deputetë! Edhe pse na dërrmuat nga brinjët e na gjuajtët me shkelma e na dogjët nga sytë nuk ankohem se jemi mesuar, AMAAAAAA një kërkesë e kam e kam për Ministrin dhe Drejtorin e Policisë. I thoni Policëve të LAJNE SQETULLAT se na helmuan e ja kalonte dhe eres së gazit lotsjellës. Aman se është dhe viti i ri na latë pa përshesh”, shkruan Korreshi.