Mbrëmjen e sotme një grup i vogël të rinjsh, prindërish, mësuesish dhe aktivistësh të shoqërisë civile u mblodhën në orën 17:00 në sheshin “Gensher” në qendër të qytetit të Elbasanit. Ata janë mbledhur atje për të reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë kërkojnë siguri në shkoll apër fëmijët e tyre. Ata mbajnë në duar disa pankarta me mbishkrime.
”Zgjidh paqen , jo dhunën”,”Jeta është e vyer, mbroje”, “Është më mirë të flasësh dhe të denoncosh, apo të vdesësh”?”, thuhet në disa pankarta.