-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia goditet nga stuhitë dhe shirat e dendura, humbin jetën dy persona

Kryesoret

Greqia po goditet nga një valë e moti të keq me shira të dendur, stuhi dhe erëra të fuqishme. Një sistem moti me emrin Bora, i cili vjen si pasojë e një niveli të ulët barometrik në Jon dhe që lëviz ngadalë në drejtim të lindjes do të godasë shumë zona të Greqisë deri të hënën.

Si pasojë e motit të keq, një blegtor 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasi u gjend mes ujërave të vrullshme të një përroi në rajonin Kontia të ishullit Limnos. Ndërsa një 70-vjeçar ka humbur jetën në të njëjtin ishull , pasi është rrëzuar dhe është goditur për vdekje në kokë teksa pastronte shkallët e shtëpisë së tij, nga balta.

Ndërkohë mesazhi i paralajmërimit “112” është dërguar përveç se tek qytetarët e Selanikut edhe tek banorët e Atikës në orët e pasdites.

Mesazhi paralajmëron stuhi të forta lokale përreth Athinës në orët e vona të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të së dielës, ndërsa u kërkon qytetarëve të kenë kujdes në lëvizjet e tyre dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit