Nënkryetar i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj së bashku me deputetët Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, Edmond Shkoza ishte në një takim në Milot me demokratët.
Gjekmarkaj tha se një klimë të re ka inspiruar fitorja e Donald Trump në Amerike, rezolutat e CDI-së dhe PPE-së në favor të PD-së, integriteti i Gjykatës së Strasburgut dhe mbi të gjitha liria e Sali Berishës si një kauzë e së vërtetës, politikës dhe e moralit e fituar.
“Ne Milot s’ka punë, ka mungesë të shërbimeve imediate, tregu në kushte skandaloze, s’ka perspektivë, ka vetëm braktisje e harresë nga Bashkia e Kurbinit. Heqje asistencës sociale e kërcënim për heqje të saj! Pazari i Milotit një pikë historike tregtie në gjendje të vajtueshme! Por, gjithsesi me dinjitoz se pazaret e qeverisë!
Zgjidhja, është programi emergjent i PD!
Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro!
Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët! Demokratët dhe qytetarët nuk i harrojnë arritjet madhore të vendit nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha!
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore “, shkruan Gjekmarkaj.